top of page

Aplikacioni yt
i përditshmërisë

Eksperiencë që dallohet

Në Patoko, ofrojmë shërbim mobiliteti cilësor në Tiranë, me çmime të përballueshme. Shërbimet tona, të shpejta do t'ju çojnë në destinacionin tuaj pa vonesa apo surpriza. 

​

Taksitë nuk janë për ty? Ne ofrojmë gjithashtu gjurmim të autobuzëve në kohë reale, falë teknologjisë së fjalës së fundit në  GPS. 

​

Ne e dimë mirë që të pëlqejnë kursimet - të gjithëve na pëlqejnë. Kjo është arsyeja pse Patoko të tregon ku mund të gjesh ofertat më të mira. Që nga fitimi i pikëve të besnikërisë tek kuponat falas, ne do të tregojmë një ofertë që të përshtatet. 

Clean Modern App Portfolio Mockup Presentation (2).png

Patoko  është një kompani teknologjike që përpiqet të ketë një impakt domethënës në Shqipëri Ne po ofrojmë eksperiencën më të mirë të mundshme, me çmimet më të mira-është ajo që ti meriton.  
Ne jemi një ekip individësh gjithë pasion në një mision për të përmirësojë botën teknologjike në Shqipëri. Sot, ne ofrojmë shërbimin taksi, autobuzë dhe oferta. Mbaji sytë hapur për inovacionin e të nesërmes.  

 Ne do t'i kalojmë pritshmëritë. 

01

Taksi

Aplikacioni ynë ka qindra shoferë taksie për të garantuar që ju të merrni një udhëtim menjëherë, kudo që të jeni. Si pasojë i përqasjes sonë të marzheve të vogla, çmimet tona janë më konkurrueset në treg, dhe shoferët tanë trajtohen në mënyrë dinjitoze. Shërbimi ynë i taksisë ofrohet nga shoferë taksie të certifikuar, dhe çdo individ është vlerësuar personalisht nga stafi ynë.

02

Autobuzë

Patoko gjurmon autobuzët në Tiranë përmes GPS-it. Këto të dhëna, të kombinuara me shkathtësinë tonë teknike, na kanë lejuar të ofrojmë ndjekjen e autobusëve në kohë reale në aplikacion, dhe më e rëndësishmja, kohën e pritjes në stacionet e autobusëve.

Të gjitha këto - falas. Patoko kujdeset për popullin e Shqipërisë, dhe ne përpiqemi të ndihmojmë shoqërinë. Qasja jonë e parëndësishme për përdoruesit do të thotë që jo gjithçka në aplikacion është monetizuar.

03

Oferta dhe Kuponë

Ne ju ndihmojmë të kurseni duke ju ofruar oferta ekskluzive dhe zbritje të qenësishme. Disa nga tregtarët tanë ofrojnë pikë besnikërie, të tjerë ofrojnë kupona - të gjithë ju ofrojnë vlerë në eksperiencën tuaj të blerjes.

Tregtarëve tanë u jepet një platformë në të cilën ata mund të kenë një zë, dhe ju, juofrohen ofertat më të mira në qytet - në majë të gishtërinjve tuaj.

WhatsApp Image 2024-01-28 at 14.54_edite

Aplikacion Taksie në TIRANË

Cilësi e lartë shërbimi

Patoko ka makina gati për ju, nëse jeni vendali që shkoni për në punë, ose një turist që kërkon një udhëtim nga aeroporti.

Jemi krenar për flotën tonë të makinave elektrike, të cilat ofrojnë më të mirën nga të dy anët e medaljes: një udhëtim të gjelbër dhe një përvojë luksoze.

Vendodhje LIVE e autobuzëve

Partner me komunitetin

Patoko është një anëtar i krenar i komunitetit - më mirë akoma, një partner. Ne ofrojmë gjurmin e autobuzëve në kohë reale dhe ju e dini me saktësi kohën e pritjes së tyre.

Pse? Sepse vumë re një nevojë për këtë.

Sa do të kushtojë shërbimi ynë? Asgjë. Ne besojmë që njerëzit duhet të jenë në gjendje të lëvizin rreth qytetit pa u detyruar të paguajnë për këtë shërbim.

Kjo është një dhuratë nga Patoko - për ju.

a-woman-in-public-transport-2023-11-27-04-50-20-utc.jpg
70e33074-0303-466d-aabd-bdbac8b34a84.jpeg

Ofertat më të mira në Tiranë

Zbritje, Përfitime dhe Kuponë

Në Patoko, ne kuptojmë rëndësinë e kohës suaj. Ju jeni të zënë dhe koha juaj është para.

Ne po ndërtojmë një ekosistem bazuar në ofrimin e vlerës së vazhdueshme për ju, pa stres. Biznese të ndryshme ofrojnë zbritje, dhurata dhe kupona, dhe ne po e bëjmë më të lehtë për ti gjetur dhe përfituar nga kjo risi.

Kërko biznesin tënd të preferuar në Patoko, shiko çfarë ofertash janë në afishim, dhe paguaj më pak.

Si funksionon? Thjesht skano kodin QR në dyqanin e biznesit, dhe Patoko do të kujdeset për pjesën tjetër. Të gjithë bizneset e Patoko janë të pajisur me një aplikacion apostafat Patoko që menaxhon ofertat e tyre, duke siguruar që çdo gjë të jetë e mbuluar më së miri.

Patoko jeton në "cloud", kështu që ofertat tuaja ju ndjekin kudo. Telefon i ri? Kyçu në Patoko dhe do të gjeni pikët dhe kuponat tuaja - nuk ka më humbje shpërblimesh për shkak të një karte besnikërie të humbur.

bottom of page